27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni: Nesër pritet të arrijnë vaksinat kineze kundër COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut të premten do të mbërrijnë 200 mijë doza nga vaksinat kineze. Ndërkohë që ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se çdo të hënë në muajin maj do të vijnë nga 5.000 deri 7.000 vaksina Pfizer, respektivisht gjithsej 26 mijë doza.

Ndër të tjera ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe ka bërë me dije se përveç dozave të vaksinës së siguruar deri më tani pret dhe informacione nga Covax sistemi.

Ndërkohë, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç dje njoftoi se Serbia i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut gjithsej 48,000 vaksina kundër Covid-19.

Për 33.8% është ulur numri i të infektuarve nga Covid-19. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se brenda javës së shkuar janë regjistruar 3,443 raste pozitive në 33 qytete të vendit.

Rënie ka shënuar edhe numri i testeve për 16,5%. Në lidhje me situatën me Covid-19, ministri Filipçe tha se qytetarët duhet të jenë vetë të kujdesshëm dhe të respektojnë protokollet që gjendja të mbahen nën kontroll dhe të shkoj drejt normalizimit të plotë.

Gjithashtu ministri i Shëndetësisë pret që gjendja të shkojë drejt përmirësimit të mëtejmë.

“Nuk presim rritje tjetër të numrit të rasteve pozitive megjithëse këtë e them me rezervë sepse mund të komplikohet pasqyra epidemiologjike dhe të ketë ndryshim të masave. Tani për tani trendet janë në drejtim të uljes së numrit. Bien numrat e të infektuarve, sot kemi nën 500 raste sikurse dje”, ka thënë Filipçe.

Të fundit