14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Marrëveshja e Prespës punë e kryer, paralajmërimet për revizion marketing politik

(MIA) – Marrëveshja e Prespës është tashmë punë e kryer dhe janë të pabaza dhe joreale paralajmërimet për revizionin e tij ose anulimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për 12 prill, janë të njëzëshëm analistët në vend.

Marko Troshanovski nga Instituti për demokraci “Societas civilis” për MIA-n bën të ditur se kur komentojmë nëse Marrëveshja është realitet ose marketing parazgjedhor politik, duhet të marrim parasysh se cilat janë implikimet nga anulimi i saj. Së pari, bën të ditur, ky është bllokim serioz i perspektivave evropiane të vendit, shkelje të besueshmërisë ndërkombëtare të Maqedonisë, më pas konsekuencat juridike që do të vijonin si rezultat i padisë së paevitueshme para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pasojat e politikës së jashtme, ndërsa nga aspekti i brendshëm politik, shprehet ai, për të anuluar Marrëveshjen, nevojitet shumicë prej dy të tretave në dhomën ligjdhënëse.

– Mundësitë e brendshme politike janë se ajo duhet të anulohet me shumicë prej dy të tretave. Duke marrë parasysh deklaratat e të gjitha partive më të mëdha relevante politike kjo është e pamundshme të arrihet, meqë koalicionet e ardhshme qeveritare, të gjitha partitë përveç VMRO-DPMNE-së i kushtëzuan me respektimin e Marrëveshjes së Prespës. Nga kjo edhe ky opsion është tërësisht i pamundur për shkak se mundësia që VMRO-DPMNE-ja të fitojë shumicë prej dy të tretave është e paqëndrueshme, duke marrë parasysh të gjitha këto argumente. Më shumë bëhet fjalë për marketing politik, që ka për qëllim mobilizimin e elektoratit më të madh nga VMRO-DPMNE-ja për zgjedhjet e radhës, të fitojë dy të tretat, por nuk është veprim real lidhur me Marrëveshjen e Prespës më tutje, bën të ditur Troshanovski.

Ai shton se është i paqartë edhe revizioni që e paralajmëron VMRO-DPMNE-ja opozitare, çfarë do të thotë kjo në fakt, ndaj pikërisht për këtë arsye ndërmarrja e çfarëdo hapi shpie drejt pasojave që i bën të ditur.

– Eventualisht është përmendur ndryshimi i Kushtetutës për përdorim të brendshëm, gjë që sërish tërheqë shumicën prej dy të tretave në Parlament.

Përkujton se Demokracia e Re në Greqi vitin e kaluar para zgjedhjeve kishte retorikë të fuqishme kundër Marrëveshjes së Prespës derisa ishte në opozitë, e që pas ardhjes në pushtet dukshëm të zbutet dhe aq më tepër zyrtarisht nga Qeveria greke e kryesuar nga Demokracia e Re të deklarohet se Marrëveshja nuk mund të ndryshojë, ndonëse gjoja është i dëmshëm për interesat kombëtar grek.

– Mendoj se trajektorja e njëjtë e veprimit, sjelljes do të ishte e zbatueshme edhe në rastin tonë, vlerëson Troshanovski.

Sipas Aleksandar Kërzhallovskit, drejtor ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në periudhën parazgjedhore sërish imponohet tema Marrëveshja e Prespës, si njëra prej atyre që ka ndarje të konsiderueshme në shoqëri. Njëri prej roleve të atij kthimi në këtë temë te dy partitë më të mëdha është, shprehet, të homogjenizohet anëtarësia personale (me përkujtimin se kjo ka qenë vija ndarëse… dhe se edhe më tutje duhet të jetë, gjegjësisht të mbijetojë mbështetja e partisë që e përfaqëson njërin ose opsionin tjetër – për ose kundër Marrëveshjes).

Por, në realitet, thekson, kjo është pak a shumë çështje e absolvuar jo vetëm me nënshkrimin e tij, miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe hyrja në fuqi, por edhe me rezultatet në zgjedhjet presidenciale – kur kjo çështje ishte dallimi kryesor mes kandidatëve Pendarovski dhe Siljanovska dhe nuk ka arsye të veçantë tani sërish të thyejnë shtiza rreth kësaj.

– Gjithashtu, nuk mund të pritet as anulimi i saj, e nga ana tjetër, as ndryshim, siç paralajmëron VMRO-DPMNE-ja nëse ata e marrin pushtetin. Këtë e kanë të qartë edhe ata, ndaj për këtë arsye në mënyrë të kujdesshme shtojnë “nëse marrin shumicën prej dy të tretave dhe shumicën e Badenterit“ – gjë që nuk mund të ndodhë përveç nëse LSDM-ja nuk i bojkoton zgjedhjet (njëra parti të ketë shumicë prej dy të tretave ka ndodhur vetëm një herë në historinë e Maqedonisë së pavarur – në vitin 1994, kur VMRO-DPMNE-ja i bojkotoi zgjedhjet), e nga ana tjetër për të pasur shumicë të Badenterit, VMRO-DPMNE-ja do të duhet në listat e saj të ketë 20 kandidatë të bashkësive joshumicë (duke përfshirë shqiptarë) në pozicionet e fituara… e më pas të shohim nëse lista të tilla do të dorëzojnë në zgjedhjet. Me fjalë të tjera, meqë këto kushte janë të parealizueshme – nuk qëndron retorika për ndryshimin e Marrëveshjes së Prespës. Në fakt, nëse me të vërtetë ishin aq kundër Marrëveshjes, do të pengonin miratimin e ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç këtyre ditëve po pengojnë miratimin e disa ligjeve, me parashtrimin e mijëra amendamenteve, është decid Kërzhallovski.

Nga ana tjetër, bën të ditur ai, përfundimisht shihet edhe një relaksim i caktuar, nëse jo edhe referim nga LSDM-ja, nga përdorimi i përpiktë i shtojcës “E Veriut” në çdo rast, edhe ku duhet edhe ku nuk duhet, në shumë raste në mënyrë të tepruar, shpesh edhe në mënyrë të pashijshme, por sidoqoftë joproporcionalisht me dispozitat e vetë marrëveshjes. Kjo, konsideron Kërzhallovski, është veçanërisht evidente pas samitit të vjeshtës të BE-së dhe mosmarrjen e re të datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, kur me siguri edhe mbështetësit më të përpiktë të Marrëveshjes së Prespës kuptuan se në bisedimet kemi dhënë tepër dhe shumë lehtë, ndaj tani kjo na bie në kokë.

– Në mënyrë plotësuese, mes qytetarëve (e veçanërisht te maqedonasit etnik), Marrëveshja përgjatë gjithë kësaj periudhe kishte mbështetje pakicë (gjegjësisht shumica ishin kundër), ndërsa kohëve të fundit, me siguri edhe për shkak të epilogut nga samiti i BE-së, kjo rezistencë shënon rritje. Në këtë kuptim, edhe mbështetësit e Marrëveshjes, para së gjithash LSDM-ja si parti udhëheqëse, duhet të mendohen dhe të ngadalësohen pak me zbatimin e tij, së paku në përputhje me vetë marrëveshjen, që të mos bëhen paraprakisht veprime që duhet të zbatohen madje me hapjen e disa kapitujve në bisedimet me BE-në, nëse jo edhe me kthimin e disa hapave që u bënë para kohe, vlerëson Kërzhallovski.

Partitë udhëheqëse nga pushteti dhe opozita në fillim të javës shkëmbyen qëndrime rreth Marrëveshjes së Prespës, duke paralajmëruar se ajo do të jetë njëra prej temave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të radhës.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, vlerësoi se anulimi i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, që e paralajmëroi VMRO-DPMNE-ja, do të jetë i rrezikshëm dhe mund ta kthejë vendin 25 vite mbrapa. Ai nuk beson, shprehet, në fitoren e VMRO-DPMNE-së në këto zgjedhje, aq më pak se kjo parti do të fitojë shumicë prej dy të tretave për të reviduar Marrëveshjen.

– A janë të vetëdijshëm ata të VMRO-DPMNE-së se çfarë do të ndodhë nëse shkatërrohet Marrëveshja e Prespës? Anulimi do të na kthente 25 vite mbrapa dhe do ta kthente IRJM-në, gjegjësisht FYROM-in, emër me të cilin emërtoheshim në kurriz të emrit kushtetues. Kjo do të thotë anulim të anëtarësimit në NATO, humbje të BE-perspektivës, humbje e miliarda euro investime. Pa Marrëveshjen e Prespës, do të zhduket mbështetja nga partnerët tanë strategjik, bllokada të reja nga Greqia, jostabilitet të ri të brendshëm dhe rreziqe për konflikte, tha Zaevi.

Duke shtuar se anulimi i Marrëveshjes është punë e rrezikshme dhe se për këtë arsye gjithë opinioni demokratik dhe LSDM-ja, tha ish-kryeministri, janë këtu për të garantuar se ajo do të mbijetojë dhe do të sjellë ardhmëri për vendin tonë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, nga ana tjetër në disa raste, edhe për mediat e huaja edhe për ato vendore paralajmëroi se nëse kanë shumicë prej dy të tretave në Parlament, do ta anulojnë Marrëveshjen e Prespës. Këtë e konfirmoi këtë javë në konferencën për media edhe Vllado Misajllovski, nënkryetar i partisë.

– Po, VMRO-DPMNE-ja do të tentojë ta revidojë Marrëveshjen e Prespës nëse fiton shumicë prej dy të tretave dhe kjo nuk do të thotë se Maqedonia nuk do të jetë pjesë e NATO-s ose se do të ketë më pak investime të huaja. Përkundrazi, Maqedonia do të jetë aleat krenar i partnerëve tanë strategjik, ndërsa investime të huaja do të ketë shumë më tepër sesa tani, meqë investitorët e huaj nuk do ta anashkalojnë vendin nën presionin e reketit të bashkëpunëtorëve të Zaevit, tha Misajllovski.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe do të mbetet e dëmshme meqë prekë në identitetin, në gjithçka maqedonase.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dje në takimin me kryeministrin teknik Oliver Spasovski mes tjerash shprehën mbështetje të fuqishme për respektimin e Marrëveshjes së Prespës dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe i përshëndetën angazhimet dhe përcaktimet e qarta për respektimin e obligimeve nga marrëveshjet me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë.

Është vlerësuar se këto janë obligime të rëndësishme, të kuptuara seriozisht nga Qeveria, e cila funksionon me kapacitet të plotë, siç janë nevojat shtetërore, në këtë periudhë kyçe kur Republika e Maqedonisë së Veriut pret të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe të shënojë përparim në eurointegrimet.

Spasovski, nga ana tjetër, theksoi se prioritet kulmor i Qeverisë është edhe respektimi i Marrëveshjes së Prespës me Republikën e Greqisë.

Edhe paraprakisht edhe BE-ja edhe SHBA-ja në disa raste u shprehën të bindura se Marrëveshja e Prespës do të respektohet.

Brukseli pret që Shkupi dhe Athina të vazhdojnë të implementojnë marrëveshjen, duke e vlerësuar si sukses të rëndësishëm dhe shembull pozitiv jo vetëm për rajonin, por edhe për BE-në dhe më gjerë.

Sipas Uashingtonit zyrtar, Marrëveshja e Prespës ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, krijoi mundësinë për bashkëpunim më të mirë ekonomik, e çeli rrugën e Shkupit drejt NATO-s dhe BE-së, ka efekt mbi tërë rajonin dhe si shembull pozitiv duhet doemos të jetë i shpërblyer.

Violeta Gerov

Të fundit