26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me bursën “Boris Trajkovski”, të rinjtë kanë mundësi për të studiuar në “City College” në Selanik

Presidenti Stevo Pendarovski, ministrja e arsimit dhe shkencës Mila Carovska dhe Presidenti i “City College”, Kampusi Evropian në Universitetin York, Janis Ververidis, të premten nënshkruan protokoll për bashkëpunim në dhënien e bursave “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2021/2022, informuan nga kabineti i presidentit, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Protokolli parashikon bashkëpunim për vitin e ardhshëm akademik, me qëllim që të sigurojë njëzet bursa për programin Ekzekutiv Pan-Evropian MBA, me diplomë të dyfishtë nga Universiteti York dhe Universiteti i Strasburgut, i cili realizohet në Selanik, Greqi e në kuadër të bursave “Boris Trajkovski”.

Secila bursë arrin në 14,890 euro, nga të cilat 50 përqind i siguron Qeveria RMV-së e 50 përqind të tjera Universiteti.

Përzgjedhja e kandidatëve për bursë do të bëhet nga Presidenti, Ministria e arsimit dhe shkencës, Fondacioni ndërkombëtar “Boris Trajkovski” dhe “City College”, përmes një komisioni të përbashkët me nga një përfaqësues të tyre, në përputhje me kushtet për pranim në Universiteti dhe rregulloret ligjore të RMV-së.

“City College” në Selanik, Greqi, nga janari 2021 është ngritur në status të kampusit evropian të Universitetit Jork, i cili është anëtar i grupit prestigjioz Rasell të universiteteve kryesore në Britaninë e Madhe dhe një nga institucionet më të mëdha në botë në fushën e kërkimit.

Programi ekzekutiv Pan-evropian MBA është program ndërkombëtar, inovativ i krijuar për menaxherët dhe profesionistët e sotëm të cilët përpiqen të përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për zhvillim profesional, karrierë dhe personal.

Pas përfundimit me sukses të këtij programi, studentët do të fitojnë dy diploma për master studime ekzekutive në administrim të biznesit nga Universiteti jork dhe Universiteti i Strasburgut.

Bursat “Boris Trajkovski” ndahen që nga viti 2003. Studentët të cilët e përfundojnë me sukses programin, kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë dhe shoqërisë së vendit. Këto bursa promovojnë miqësinë dhe bashkëpunimin midis RMV-së dhe Greqisë.

Konkursi për aplikim për bursat “Boris Trajkovski” do të jetë në dispozicion në ueb-faqen e MASH-it nga java e ardhshme.

Të fundit