26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më pak të infektuar dhe më shumë të vaksinuar, përmirësohet situata epidemiologjike në Maqedoni

Vazhdon trendi i gjithnjë e më pak pacientëve të infektuar me Kovid-19, ndërsa gjithnjë e më shumë të shëruarve, por rritet edhe numri i qytetarëve të vaksinuar. Në të njëjtën kohë, presioni në kapacitetet spitalore me pacientë me koronavirus po zvogëlohet. Për një javë është paralajmëruar të fillojë dhënia e pasaportës së gjelbër maqedonase për udhëtime jashtë vendit.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga Ministria e Shëndetësisë, nga 2,533 testet e bëra në 24 orët e fundit, janë regjistruar 50 raste të reja me Kovid-19. Shumica e rasteve pozitive janë në Shkup – 26, vijojnë nga Manastiri – 7, Kumanova – 6, Prilep, Ohri dhe Struga – nga 2, Gostivari, Koçani, Dibra, Vinica dhe Kratova – 1. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se 133 pacientë të rikuperuar u regjistruan dje. Gjashtëmbëdhjetë vdekje nga koronavirusi janë raportuar gjithashtu.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirusin që trajtohen në pavijone infektive në kryeqytet dhe në spitale në të gjithë vendin është 391 dhe ka rreth 450 shtretër spitalë të zbrazët në kovid qendrat.

Gjashtë pacientë të rinj janë shtruar në spital në kovid qendrat në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga virusi korona, me një total prej 151 personash të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid 19 që po trajtohet në pavionet infektive të kryeqytetit, shumica e të cilëve janë në ndihmë të oksigjenit. 20 pacientë të kuruar u lanë të lirë në shtëpi. Gjithsej 240 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus janë raportuar të trajtohen në kovid qendrat në spitalet në të gjithë vendin.

Vaksinimi po zhvillohet pa ndalesa në të gjitha pikat nëpër vend. Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se 12,211 qytetarë u vaksinuan në një ditë, nga të cilët 9,711 morën dozën e parë. Janë aplikuar gjithsej 232,485 doza vaksinash dhe 36,366 qytetarë janë rivaksinuar. Numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 384,706 qytetarë. Sipas shifrave të fundit, 44 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, dhe 36 përqind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje pas pranim-dorëzimit të donacionit gjerman të 72,000 testeve të shpejtë të antigjenit kovid, informoi se pasaporta jonë “jeshile” ose kovid pasaporta për udhëtime jashtë vendit do të jetë gati nga fillimi i javës së ardhshme.

“Ai është pas i cili në mënyrë elektronike përmes kodit QR (Kjuar) dhe aplikacionit i cili do të mund të shkarkohet në çdo telefon celular do të përmbajë hapësirë për tri të dhëna – e dhënë për vaksinë, gjegjësisht rivaksinë dhe tipit të vaksinës, testimit PCR i cili gjithmonë do të mund të përmirësohet me secilin PCR të ardhshëm dhe të dhënë për sasi adekuate të antitrupave të detektuar si dëshmi për sëmundje të kaluar”, tha Filipçe.

Theksoi se qytetarët do të munden përmes mjekëve amë kodin QR ta shkarkojnë në aplikacionin e tyre. Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët janë vaksinuar në ndonjë vend fqinj tha se do të duhet të nxjerrin vërtetim për vaksinim atje, sepse, siç tha, në dokument duhet të vendoset seria e vaksinës me të cilën janë vaksinuar.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 765,984 teste për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 154.937, nga pacientët e rikuperuar është 146.632, i të vdekurit është 5.265 dhe i rasteve aktive është 3.040. Policia vazhdon të regjistrojë shkeljet e masave, dhe për mos mbajtjen e mbrojtjes personale të një personi ditën dhe natën e kaluar kishte 392 shkelje.

Të fundit