27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Qeveria nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese, të shpallen zgjedhje të parakohshme

Ka përfunduar takimi i liderëve të partive politike në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pas përfundimit të takimti theksoi se qeveria nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese.

Ai sërish kërkoi që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shumicë për ndryshime kushtetuese nuk ka, logjikisht ngjarjet duhet të vijojnë me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, tha kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Ai tha se në takim nuk është diskutuar për gjërat që i mundojnë qytetarët, ndërsa tha se kanë qenë të vetëdijshëm për këtë.

“Vetëm që mos të shpallemi si koalicion që është anti-shtet, jo-konstruktivë dhe kundër ardhmërisë së shtetit, erdhëm, të vetëdijshëm që nuk do të bisedojmë për ata gjëra që i mundon qytetarët dhe se nuk do të ketë asnjë rezultat takimi i sotëm edhe pse më duhet të them se më komik ishte një dokument që u shpërnda në fund të mbledhjes, që duhet të ishin disa përfundime, që i refuzuam dhe as që duam t’i komentojmë”, pohoi Mickoski.

Të fundit