26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickovski: Qytetarët e Illovicës dhe Shtukës do të vendosin për minierat

Në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së qytetarët e Illovicës dhe Shtukës do të vendosin se çka do të ndodhë me minierat këtu. Ju jeni ata që do të vendosni, Illovica dhe Shtuka, tha lideri i partisë më të madhe opozitare, Hristian Mickovski në takim me qytetarët që u mbajt në fshatin Illovicë, në komunën Bosilovë.

Para qytetarëve e shpjegoi programin e partisë së tij për zgjedhjet e ardhshme dhe gjatë kësaj theksoi se në të mund të gjenden shumë projekte të cilat janë përgatitur me kujdes dhe iu ofrohen qytetarëve.

Mickovski foli edhe për tema të tjera, ndërsa një pjesë të madhe të fjalimit ia kushtoi LSDM-së, për të cilët tha se fitorja e tyre e fundit ishte para 18 viteve, ndërsa deri në të ardhmen do të presin edhe katër vite.

Takimet me qytetarët e Koalicionit për “Ripërtëritje të Maqedonisë” të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja sonte vazhdojnë në qendrat komunale Bosilovë dhe Novo Sellë. fc/

Të fundit