29/06/2022
29.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Milloshoski publikon Kodin Etik të Kuvendit, çfarë shkelje të rëndë ka kryer Talat Xhaferi?

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski pohon se kryeparlamentari Talat Xhaferi, ka shkelur rëndë kodin etik të Kuvendit, duke ofenduar dhe sharë punonjësit në Parlament, informon Zhurnal.

Sipas tij, neni 14 nga Kodi për sjellje etiketë deputetëve i cili është miratuar në vitin 2018, thotë se “deputeti që kryen presion mbi zyrtarët shtetërorë dhe të punësuarve tjerë në shërbimin e Kuvendit gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës”, e kjo llogaritet si shkelje e rëndë i kodit etik.

“Deputeti i njejtë nga pozita e kryetarit të Kuvendit, më 11 maj, ashtu siç e dëgjoi i gjithë opinioni, me fjalor vullgar ka kryer presion mbi të punësuarit për shërbim për seancat në Kuvend, duke i sharë nënat e tyre dhe duke nënçmuar dinjitetin e tyre. Kjo deri tani është shkelja më e rëndë e kodit etik, i cili patjetër duhet të sanksionohet sipas të njejtit.

Komptencë për vërtetimin e shkeljeve të rënda të bëra nga kryetari i Kuvendit ka komisioni për çështje të punës (neni15), me të cilin kryeson Panço Minov. I njejti në afat sa më të shkurtër duhet të caktojë seancë, të ftojë deputetin Talat Xhaferi dhe t’i shqiptojë paralajmërimin publik. Ky do të ishte hapi i parë drejt dorëheqjes së tij të pritur pas turpit që bëri në Kuvend!”, ka shkruar kështu Milloshoski në FB profilin e tij.

Ai ka publikuar dhe fotografi nga kodi etik, respektivisht nga neni 14 se çfarë parasheh për shkelje të tilla në Kuvend.

Nga VMRO-DPMNE gjithashtu sot përmes një kumtese shprehen se kryeministri ivendit Dimitar Kovaçevski, nuk guxon të dënojë veprimin e Xhaferit sepse nëse bie Talat Xhaferi nga pozita e kryetarit të Kuvendit, atëherë bie dhe Qeveria.

“Kovaçevski është aq i frikësuar nga Xhaferi, aq sa dje duheshte të shikojë dhe futboll së bashku me të, vetëm që t’i tregojë opinionit se qëndron prapa tij, dhe të bartë turpin mbi vete. Deri kur Kovaçevski do të vazhdojë të luajë rolin e budallait që t’i mos i del BDI-ja nga Qeveria? Të gjithë e dëgjuan Talat Xhaferin si shanë të punësuarit në Kuvend dhe kryen mobing mbi ta, por Kovaçevski mezi pret që opinioni të harojë rastin, që të mos detyrohet të dënojë Xhaferin dhe të mos i hidhërohet BDI-ja”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

NGa VMRO shtojnë se Kovaçevski është turp për Maqedoninë, aq sa edhe Xhaferi.

Ndryshe Talat Xhaferi para pak ditësh ishte inçizuar nga shërbimet e Kuvendit si ofendon dhe shanë rëndë të punësuarit në Kuvend. Në ato momente Xhaferi ishte nervoz dhe si duket i ka penguar gjithçka që i ka dalë përpara./Zhurnal.mk

Të fundit