27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

MOST organizon panel diskutim për ndikimin e dëmshëm të dezinformatave

Asociacioni qytetar MOST sot organizon panel diskutim me temë “Ndikimi i dëmshëm i dezinformatave”.

Qëllimi është të diskutohen aspektet e ndryshme të dezinformatave dhe ndikimi i tyre në rrjetet sociale, si dhe vetëdija e pamjaftueshme tek qytetarët për fuqinë e rrjeteve sociale dhe ndikimin e dëmshëm të huaj.

Diskutimi organizohet në kuadër të projektit “Luftë me narrative të rrejshme” dhe ai duhet të kontribuojë drejt rritjes së vetëdijes për këtë çështje dhe hapje të debatit për atë se si të ndërtohet rezistenca ndaj dezinformimit.

Ngjarjen, siç është paralajmëruar, do ta hapin presidenti, Stevo Pendarovski dhe ambasadorja amerikane, Kejt Bërns. Është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të sektorit qytetar, institucioneve dhe komunitetit akademik.

MEDIAL.mk

Të fundit