26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi dhe borë të përkohshme

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Paradite në pjesët jugperëndimore do të ketë reshje të përkohshme, të cilat në orët e mëngjesit do të jenë kryesisht të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 13 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me periudha dielli dhe me erë të përkohshme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 10 gradë.

Të premten do të ketë stabilizim kalimtar të motit me temperatura minimale të cilat në disa vende do të bien nën zero. Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në male të borës.

Të fundit