27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me vranësira e me erë, në fundjavë më ftohë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme e me erë. Veçanërisht në pjesët perëndimore do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë, kohë pas kohe erë e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 9 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup, do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa pasdite me periudha të diellit. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 13 gradë Celsius.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe një sërë valësh të lagështa ajri do të vijojë një periudhë i motit me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Reshjet vende-vende do të jenë të dendura dhe deri të premten pritet të reshin mbi 50 l/m2. Të enjten, lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima. Deri të enjten do të fryjë erë e përforcuar dhe herë pas here e fortë (mbi 70 km/h) nga drejtimi jugor, e cila do të shkaktojë mot të ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Të premten dhe gjatë fundjavës pritet mot i ftohtë dhe reshjet e shiut gradualisht do të kalojnë në borë edhe në zonat më të ulëta. Në zonat malore do të formohet mbulesë më e theksuar e borës, ndërsa në disa zona më të ulëta pritet më pak borë.

 

Të fundit