19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPB dhe Prokuroria hapin lëndë hetimi për Llatasin

Sektori për krim kompjuterik nga MPB ka dorëzuar njoftim te Prokuroria e Shkupit pas intervistës së jutjuberit Stefan Llazarov me Dragan Pavlloviq – Llatas, e emetuar më 15 shkurt , ku Pavlloviq tregon se si si një 15 vjeçar, ai dhe disa të tjerë kanë keqtrajtuar seksualisht një vajzë e cila më parë ka qenë e rrahur, informon Zhurnal.

Nga Prokuroria për A1on thonë:

“Deri te Prokuroria Publike është dorëzuar njoftim nga sektori për krim kompjuterik pranë MPB-së për ngjarjen. Prokurori publik do të jep udhëzime për veprime të mëtejme”, thonë nga Prokuroria.

Intervista shkaktoi një sërë komente dhe dënime në publik, ndërsa e thërrasin Prokurorinë të veprojë.

Përdnyshe Llatas në intervistën e tij tregon se si derisa ishte me shokë, brenda një veture kishte hasur në një vajzë gjysmë të zhveshur dhe shokët i kishin thënë futu brenda “mbaro punë”.

“Në atë ambient, seksi im i parë ishte në moshën 14 vjeçare. Këto janë vite rruge si ta them. Unë jam një mashkull me përvojë, për mua nuk është e rëndësishme nëse është e para për mua, me rëndësi është unë të jem i fundit. Ishim me shokë, unë kisha diku 14-15 vjet, shokët gjeneratë pak më e moshuar, 17, 22-23 vjet. Dhe më thonë dil jashtë, unë mendova tani do të krisë dajaku, do të rrihen. Një vajzë e re qëndron në veturë “Fiço”, dritaret e errësuara dhe më thonë futu, puno. Unë e shikoj, mendoj, e ngrata,, çfarë të them,, e thërmuar në fiço, fiçoja 50-50. Mund ta paramendosh në çfarë gjendje është hahaha. Më thanë eja hyr brenda dhe puno. Më futën dhe çfarë të bëj… (Udhëheqësi: Do të punosh, hahaha).. – Po përpiqesh hahah”, ishin fjalët e Llatasit në emisionin me udhëheqësin Stefan Llazarov, i njohur si jutjuber në skenën maqedonase./Zhurnal.mk

Të fundit