26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPJ: Konfirmohet rast i koronavirusit te një nga shtetasit tanë në anijen në Jokohama

– Është konfirmuar prania e koronavirusit te një nga tre shtetasit e Maqedonisë të cilët gjenden në anijen “Diamond Princess” në portin e qytetit japonez Jokohama, ka bërë të ditur Ministria për Punë të Jashtme konform të dhënave më të reja të fituara nga organet kompetente japoneze.

Shtetasi ynë, siç theksohet, për momentin është hospitalizuar në institucion shëndetësor në Japoni.

Ambasada e RMV-së në Tokio është në komunikim me shtetasin e përmendur nga Maqedonia. Njëherësh, ambasada në baza ditore komunikon edhe me dy shtetasit e tjerë të Maqedonisë të cilët ende gjenden në anijen në Jokohama dhe të cilët deklarojnë se ndjehen mirë dhe se deri tani nuk kanë lajmëruar simptoma të cilat mund të tregojnë praninë e koronavirusit, informojnë nga MPJ.

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë vazhdon me zbatimin e testeve për praninë e koronavirusit tek personat të cilët gjenden në karantinë në anije. Gjatë kryerjes së analizave përparësi kanë personat me simptoma të cilat tregojnë në praninë e virusit, persona mbi 75 vjeç dhe persona me sëmundje kronike.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut përmes ambasadës në Tokio rregullisht e ndjek gjendjen me shtetasit e Maqedonisë të cilët gjenden në Japoni dhe realizon kontakte me organet kompetente japoneze lidhur me masat që duhet të ndërmerr në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, qëndron në kumtesë.(MIA) fab/

Të fundit