26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

MSH: Dje janë vaksinuar 15 756 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 362.710 doza të vaksinave, ndërsa 121.342 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 15.756 qytetarë.
Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.067 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 437.339 qytetarë.

Sipas të dhënave të fundit, 47% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Sipas të dhënave të fundit, 41% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

 

Të fundit