26/05/2022
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

MSh: Prej sot vendimet për izolim pas infektimit me Covid-19 do të merren në formë elektronike

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se prej sot vendimet për izolim pas infektimit me Covid-19 do të merren në formë elektronike.

“Ju informojmë që prej sot është në funksion platforma në të cilën secili qytetar i cili ka nevojë të merr vendimin e vet për izolim, do të ketë qasje të vetme deri te vendimi i tyre, pa pasur qasje në të dhënat e qytetarëve të tjerë të cilëve u është lëshuar vendimi për izolim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MSh-së.

Nga MSh thonë se qasja është e mundur përmes banerit në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror,Shëndetësor dhe Sanitar (http://dszi.gov.mk/) i cili ju çon në portalin Vakcinacija.mk ose drejtpërdrejtë në https://vakcinacija.mk/mk/landing.

“Procedura është e thjeshtë. Qytetarët që nuk kanë krijuar ende profil, do të duhet të regjistrohen në Portalin me krijimin e një profili që mundëson marrjen e vendimit për izolim, i cili nënshkruhet në mënyrë digjitale nga Inspektorati Shtetëror, Shëndetësor dhe Sanitar”, thuhet në njoftim.

Nga ky institucion njoftojnë se të gjithë personat që deri më tani kanë profil në vakcinacija.mk, do të mund ta marrin vendimin në mënyrë të njëjtë si certifikatat për vaksinimin për KOVID-19 ose për shërim nga KOVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë kujtojnë se çdo person që testohet për KOVID-19 duhet të jetë në izolim menjëherë pas testimit, derisa të marrë një rezultat nga i njëjti. Nëse rezultati është pozitiv, qëndron në izolim edhe për shtatë, gjegjësisht deri në dhjetë ditë, varësisht nëse ka shfaqur simptoma të sëmundjes.

Të fundit