27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Murtezani: Janë bllokuar llogaritë e të gjitha kompanive që i kanë borxh MEPSO-s

Llogaritë e të gjitha kompanive që i detyrohen SH.A. MEPSO janë të bllokuara, ndërsa të hyrat që derdhen në llogaritë e tyre vijnë automatikisht në SH.A. MEPSO, tha sot drejtori i përgjithshëm i SH.A. MEPSO, Orhan Murtezani.

Sipas tij, Komisioni Rregullator i Energjetikës është në përfundim të miratimit të rregullave të reja të tregut, sipas të cilave MEPSO do të ketë verifikim në bazë ditore mes konsumit të paralajmëruar dhe atij të realizuar.

“Në rast luhatjeje do të kemi mundësi të ndërhyjmë dhe të mos lejojmë pasoja financiare për kompaninë. Nga ana tjetër, publiku u informua me kohë se në muajin prill, kur rinovojmë kontratat me pjesëmarrësit e tregut, kemi vendosur një klauzolë të zbatueshme që do të shmangë procedurat e gjata gjyqësore me të cilat vetëm do të humbim kohë dhe nuk do të mbledhim fonde”, theksoi drejtori, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për promovimin e pajisjeve të reja digjitale në rrjetin e transmetimit.aktuale.mk

Të fundit