20/08/2022
24.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nis lëshimi mobil i pasaportave për shtetasit e RMV-së në Kinë

Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi në Ambasadën tonë në Pekin një ekip mobil, me çka në mënyrë drastike shkurtohet procedura e lëshimit të dokumenteve të udhëtimit edhe në këtë vend. Me pajisjet e reja, koha e pritjes është shkurtuar në disa javë, e jo si më parë nga 6-9 muaj (në vendet tejeoqeanike, më shumë se një vit).

Zgjerimi i projektit në Kinë deri më tani ishte pamundësuar shkaku i masave kufizuese të karantinës, kumtoi MPJ-ja.

Me këtë, numri i përfaqësive diplomatike-konsullore të pajisura me pajisje të tilla rritet në 15. Përmirësimi i shërbimeve për diasporën është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë këtij mandati.

Të fundit