27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një grua arrestohet në Tetovë për shkak se ishte agresive me policët

(MIA) – Përderisa kryenin legjitimimin, policë nga Tetova u përballën me sjellje agresive dhe fyerje nga një grua 34-vjeçare. Ajo për këtë arsye është dërguar në stacionin policor dhe kundër saj do të vijojë parashtresë.

“Mbrëmë rreth orës 20 e 20 minuta, gjatë kryerjes së një kontrolli në një objekt hotelieri në udhëkryqin e rrugës ‘Ilindenska’ me rrugën rajonale për Bërvenicë. L.U. (34) nga Kërçova, pasi u legjitimua, është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka ofenduar punonjësit policor”, informojnë sot nga SPB Tetovë.

Aksioni policor në objektin ka vazhduar edhe më tej, ndërsa për shkak të qëndrimit të parregullt u arrestuan edhe gjashtë shtetas të huaj. Dy persona nga Republika e Kosovës K.V. (23) dhe F.K. (25), dhe tre gra nga Kosova, N.A. (19),J.S. (20), A.I. (19) dhe një femës nga Republika e Shqipërisë S.V.(18), kumtoi SPB Tetovë. ls/

Të fundit