26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një i sëmurë dhe 61 të shëruar nga Kovid-19 dje në Kosovë, aktive 210 raste

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (ISHPK) mbrëmë publikoi se të premten në vend janë regjistruar 61 raste të reja të personave të cilët ishin të infektuar, ndërsa të cilët, sipas metodave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pas dy testimeve, kanë rezultuar si të shëruar nga Kovid-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara në vend është evidentuar edhe një i sëmurë i ri nga virusi korona, ndërsa gjatë ditës kishte edhe një rast vdekje.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, sipas statistikave zyrtare për pandeminë në Kosovë, numri i të infektuarve, që nga mesi i marsit, kur u regjistruan të sëmurët e parë nga Kovid-19, arriti deri në 862.

Në ndërkohë janë vërejtur gjithsej 622 të shëruar dhe 28 të vdekur te të cilët është konfirmuar prania e virusit. Të gjithë të vdekurit, përfshirë edhe burrin 77-vjeçar që ndërroi jetë dje, sipas autoriteteve kosovare të shëndetësisë, kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera kronike para se të rezultojnë pozitivë në Kovid-19.

Sipas këtyre të dhënave zyrtare, në Kosovë për momentin janë aktivë 210 raste aktive të të infektuarve nga virusi i ri.

Numri i testimeve të bëra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të ISHPK-së, përshirë të djeshmit 243, është 9.557. fc/

Të fundit