26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuk mund të kalohet në pikën kufitare “Jazhincë”, nuk punon pala kosovare (Video)

Vendkalimi kufitar në Jazhincë për hyrje në Republikën e Kosovës është gati për punë që nga mesnata, por qytetarët nuk po munden të qarkullojnë në këtë vendbanim pasi pika kufitare në anën e Kosovës nuk po funksionon.
“Ne jemi të gatshëm për punë, por nuk ka qarkullim sepse kolegët nga vendkalimi kufitar i Glloboçicës na informuan se vendkalimi i tyre kufitar do të fillojë të funksionojë nga 28 qershori. Ka pasur shume automjete që donin të hynin në territorin e Kosovës përmes vendkalimit kufitar të Jazhincës, por për shkak të situatës dhe njoftimit për ndalesë nga ana e Kosovës, janë kthyee mbrapsht”, tha, komandant i vendkalimit kufitar të Jazhincës.
Ndërkaq qytetarët të cilët ishin nisur për në kosovë ktheheshin prap të njejtit nuk janë të kënaqur nga veprimi I organeve të Shtetit Kosovar ata vendimin për hapjen e kufive e cilësojnë të vonshëm

Me vendimin për hapje të plotë të kufijve të vendit shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund lirshëm të udhëtojnë jashtë kufijve pa detyrim për test negativ PCR për koronavirus dhe karantinë të detyruar 14 ditore gjatë kthimit në vend. Megjithatë, me përjashtim të Serbisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë, ky detyrim mbetet për hyrje në disa vende në rajon dhe në vendet anëtare të BE-së. Për udhëtim në vendet anëtare të BE-së vlejnë udhëzimet e lëshuara nga KE-ja për hapjen e kufijve nga 1 korriku të këtij viti. Këtë vendim anëtaret e Unionit këto ditë dihet sërish ta shqyrtojnë për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve me koranavirus në vendet në rajon.Greqia, sipas paralajmërimeve të autoriteteve në Athinë, tani për tani mbetet në planin fillestar për hapjen e kufijve më 1 korrik, por edhe duke treguar se ky është një “plan që vazhdimisht po azhurnohet edhe në bashkëpunim me autoritete evropiane”.
Sllovenia dhe Kroacia, megjithatë, paralajmëruan mundësi për ashpërsimin e regjimit kufitar dhe sërish kthim të detyrimit për karantinë dyjavore për personat të cikët vijnë nga Serbia, BeH-ja, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova, duke pasur parasysh pasqyrën epidemiologjike në këto vende. Bullgaria, megjithatë, e vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme në vend deri më 15 korrik për shkak të valës së re të të infektuarve me koronavirus.TV KOHA.

Të fundit