27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBSH në prag për të shpallur pandeminë: Priten të dhëna nga Amerika e Jugut dhe Afrika

Bota është drejt deklarimit nga Organizatës Botërore të Shëndetësisë për një pandemi të koronavirusit, shkruajnë mediat botërore.

Ka mbi njëqind mijë infeksione me koronavirus në botë, por të dhënat që priten nga Afrika dhe Amerika Latine tërheqin shumë vëmendjen.

Nëse edhe në këto dy kontinente do të shfaqej masivisht virusi, atëherë do të ishte një pandemi.

Epidemia që shpërtheu tre muaj më parë në Kinë ka prekur 91 vende, duke vrarë mbi 3.400 njerëz. Shërimet janë mbi 55 mijë, një numër pozitiv, por rritja e të prekurve në pjesën tjetër të botës është shqetësuese.

Sidomos pasi që Covid-19 fillon të marshojë edhe në kontinentet me sisteme shëndetësore më të brishta, të tilla si Afrika (41 raste, e para në Kamerun dhe Togo), Amerikën Latine dhe Karaibe (34 raste, i pari në Peru ).

Nëse situata përkeqësohet në Afrikë dhe Amerikën Latine, OBSH mund të ngrejë nivelin e gatishmërisë, deri tani “shumë i lartë”, duke deklaruar pandeminë.

Për këtë arsye, në këtë fazë, “objektivi kryesor mbetet kontrollimi i epidemisë”, sqaroi kreu i përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke theksuar se nëse përhapja ngadalësohet “ne fitojmë kohë për të gjetur vaksina dhe terapi” dhe të gjitha vendet mund të pajisen më mirë për të trajtuar pacientët.

Përgatitja për një krizë të tillë mund të zgjasë për një kohë të gjatë shprehet OBSH.

“Aktualisht nuk ka asnjë shenjë që na thotë se gjatë verës koronavirusi do të zhduket si një grip normal”.

/Ora News.tv/

Të fundit