26/05/2022
23.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Oda Ekonomike kërkon menjëherë të vazhdojë bashkëpunimi me Qeverinë e re

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon nga Qeveria e re menjëherë, pa protokolle dhe labirinte administrative, të vazhdojë bashkëpunimi me qëllim që të konfirmohen prioritetet në ekonomi të cilat i përgjigjen realitetit.

E përshëndesin, siç theksojnë në kumtesën e sotme, hapin e kryeministrit dhe ekipit ekonomik të Qeverisë së re sot në orën 14 që ta vizitojnë Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

“Kryeministri i ri – i vjetër tashmë ka përvojë në këtë funksion të rëndësishëm dhe dëshmoi se di të krijojë zgjidhje strategjike për çështje të mëdha dhe të vështira në planin politik, dhe jemi të sigurt se tani ekonomia do të marrë vend qendror. Përbërja e Qeverisë së re në sektorët ekonomikë ka zgjidhje të cilët ne i kemi mirë të njohura dhe me të cilët në të kaluarën kemi bashkëpunuar. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë nga njohja – bashkëpunimi mund të vazhdojë menjëherë, që është një përparësi e madhe sepse koha në këto rrethana është faktor i rëndësishëm”, theksohet në kumtesën e Odës.

Komuniteti i biznesit thekson se kriza ekonomike dhe shëndetësore i ka ulur targetët dhe se nevojitet rritje të shkallës së koordinimit të aktiviteteve të Qeverisë dhe sektorit privat dhe implementimit të zgjidhjeve me të cilat do të mbaheshin vendet e punës dhe do të mbahej gjallë, ndërsa në këtë rast të bëhet kujdes për shëndetin e qytetarëve.

“Oda thellësisht është e vetëdijshme se duhet të jetë bartës i procesit ku në vepër do të dëshmojmë se si sektor real jo vetë kërkojmë, por jemi të gatshëm edhe të japim, të bëjmë çfarëdo sakrifice, që ta tejkalojmë këtë krizë më të rëndë që është para të gjithë neve. Sektori privat e ndan mendimin e Qeverisë se duhet fillimisht të mbrohen jetët e qytetarëve, por paralelisht duhet të mbrohen edhe bizneset të cilët vetëm ata mund të sigurojnë ekzistencë të popullatës. Ne nuk jemi njerëz të cilët kujdesemi vetëm për interesat personale, por kujdesemi për ruajtjen e vendeve të punës. Treguam se jemi të gatshëm të bëjmë përpjekje për të mirën e përbashkët dhe qëndrojnë në ato pozicione”, thonë nga Oda. ar/

Të fundit