26/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Oda Ekonomike, nevojitet modernizim i tregjeve të gjelbërta

Për shkak të festave fetare në vend, ditëve të fundit është rritur shitja në tregjet e gjelbërta, megjithëse çmimet e frutave dhe perimeve kanë qenë mbi pragun e kufizuar me vendimin e Qeverisë.

Ndërkohë, nga Oda Ekonomike theksojnë nevojën e modernizimit të tregjeve të gjelbërta nëpër qytetet e vendit, pasi në disa prej tyre jashtw kryeqendrës mungojnë kushtet elementare.

Higjiena është ndër problemet kryesore të shumicës së tregjeve, por mbeturinat mund të shndërrohen në lëndë përfituese nëse përpunohen.

“Përvojat në rajon flasin se ka shumë hapwsirë për përpunimin e letrës dhe mbeturinave tjera. Me sigurimin e infrastrukturës komunale, mirwmbajtja e tregjeve mund të përmirësohet ndjeshëm” – tha Daniella Mihajllovska nga Oda Ekonomike.

Problem i theksuar i tregut është edhe konkurenca jo lojale, theksojnë nga Oda ekonomike.

“Problem serioz i tregjeve të gjelbërta është edhe ekonomia e zezë dhe konkurrenca jo lojale, e cila paraqitet rreth tregjeve të gjelbërta” – u shpreh Daniella Mihajllovska.

Në disa tregje siç është ai i Bitpazarit në Shkup, apo në Berovë e Probishtip,  janë bërë investime, por ka edhe tregje të cilët vazhdojnë të jenë të hapura dhe pa kushte minimale. Por me ose pa kushte shumë qytetarë vendosin të furnizohen me fruta dhe perime nga tregjet e vendit, megjithse në disa tregje të gjelbërta shiten edhe produkte të qumshtit dhe mishit.

Fluks më i madh qytetarësh në tregje pritet edhe këtyre ditëve pasi derisa besimtarët ortodoks po përmbyllin festën e pashkëve, besimtarët musliman po përgaditen për festën e Fitër Bajramit. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)

Të fundit