26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani dhe Ademi negativë në KOVID-19

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi janë negativë në KOVID-19. Ata sot në profilet e tyre në Fejsbuk njoftuan se testi i parë që u është bërë ka rezultuar negativ.

“Pas një jave izolim, testi i parë për KOVID-19 është negativ. Në bazë të vendimit më duhen edhe shtatë ditë që të qëndroj në izolim dhe më pas vijon edhe testi i dytë”, ka shënuar Osmani.

Ministri Ademi, i cili gjithashtu informoi se është negativ, i falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve.

“Apeloj tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet, të qëndrojnë në shtëpi, të kenë kujdes në higjienë dhe të mbajnë distancë mes vete prej dy metrave”, ka shënuar Ademi.

Osmani dhe Ademi së bashku me kryeministrin Oliver Spasovski dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe ishin në vetizolim pasi patën takim me kryetarin e Kumanovës i cili është pozitiv në KOVID-19. fb/

Të fundit