26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Padi penale për kumanovarin që shpërndau materiale raciste lidhur me aksidentin në Llaskarcë

Një 31-vjeçar nga Kumanova pritet të përballet me drejtësinë për shkak se në rrjetet sociale ka shpërndarë materiale “raciste dhe ksenofobe” në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit në Llaskarcë, përcjell portalb.

Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale i MPB-së ka dorëzuar padi penale kundër personit me inicialet V. S. për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen së kësaj vepre penale. Në lidhje me gjuhën e urrejtjes për rastin në fjalë, Policia gjithashtu ka dorëzuar raportim deri te Prokuroria edhe për 6 persona të tjerë.

Sipas procedurës, Prokuroria tani duhet që të japë mendim, gjegjësisht të konstatojë nëse ka elemente për përgjegjësi penale. Nëse Prokuroria konstaton, atëherë Policia dorëzon dhe zyrtarisht padi penale për gjuhë të urrejtjes.

Të fundit