26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paralajmërohen qytetarët për shitjen e mjeteve piroteknike

Dje nga ora 10:00 deri në ora 14:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- Njësiti për parandalim kanëkryer veprime specifike parandaluese për zbulimin, parandalimin dhe sanksionimin e blerjes dhe shitjes së paligjshme të fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike në Gostivar dhe Tetovë. Në Gostivar gjatë kësaj periudhe janë vizituar disa tezga të improvizuara për shitjen e rekuizitave të Vitit të Ri, të vendosura në rrugët “Vëllezërit Gjinovski”, “Goce Dellçev” dhe “Majori Çede Filipovski”, si dhe dyqane dhe kioska të specializuara në zonën qendrore që ofrojnë një shumëllojshmëri të rekuizitave të tilla. Gjatë vizitës, pronarët e tezgave dhe dyqaneve u njohën më nga afër me implikimet ligjore të shitjes së mjeteve piroteknike, veçanërisht për fëmijët e mitur, si dhe u paralajmëruan për pasojat e mundshme penale dhe kundërvajtëse të shitjes dhe aktivizimit të fishekzjarreve në vende publike. Vizita të tilla, përveç në Gostivar, dje ka pasur edhe në rrugët “Iliria” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” të Tetovës, si dhe në Tregun e Gjelbër në Tetovë. Tregtarët vendas janë këshilluar gjithashtu që të përmbahen nga shitja e lëndëve piroteknike, sepse në të kundërt do të përballen me parashtresa adekuate dhe pasoja tjera juridike penale. Aktivitete të ngjashme do të zhvillohen edhe në periudhën në vijim, për të kontribuar në përballjen me shitjen dhe aktivizimin e paligjshëm të lëndëve piroteknike para dhe gjatë festave të ardhshme.

Të fundit