27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Parkingu në Uells “shndërrohet” në qendër mjekësore ku kryhen testet për koronavirus

Një parking makinash në Uells është kthyer në një qendër shëndetësore ku mund të kryhen testet për koronavirus.

Tashmë qytetarët do t’i nënshtrohen testeve pa u larguar nga makina. Parkingu ndodhet në Rossett afër qytetit të Wrexham.

Qeveria njoftoi se numri i të infektuarve mund të rritet në pak kohë. Deri më tani 2 persona kanë rezultuar pozitivë nga 500 që i janë nënshtruar testeve.

Në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 164 raste të koronavirusit. Ditën e enjte (5 mars), një 70-vjeçare ishte dhe viktima e parë nga ky virus, ndërkohë që 1 ditë më vonë një 80 vjeçar ndërroi jetë.

Ai kishte rezultuar pozitiv ndaj testeve për koronavirus, por gjithashtu ai vuante nga sëmundje të tjera duke e rënduar më shumë gjendjen e tij shëndetësore.

/Ora News.tv/

Të fundit