27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Partitë filluan kampanjën para kohe

Ndonëse zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare fillon me 23 mars, tashmë partitë kanë filluar aktivitetet e tyre intenzive.Secila parti në mënyrën e saj zhvillon fushatë për të tërhequr sa më shumë votues.BDI dhe PDSH tashmë pothuajse çdo ditë mbajnë pres konferenca me gazetarë, ndërsa nuk mungojnë as takimet e qytetarë.Pres konferenca të përditshme mbajnë edhe partitë maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE. Nuk mungojnë aktivitetet tek partitë tjera Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilët mbajnë poashtu takime jo vetëm në vend por edhe në diasporë.Neper disa lokacione ne Tetove dhe sigurisht edhe ne qytete të tjera janë vendosur bilborde me akuza të njërës parti ndaj tjetrës edhe pse zyrtarisht nuk arritëm të kuptojmë se a ka përcaktuar komuna vende të posaçme për vendosje të pllakatave parazgjedhore.Qytetarët nuk dëshirojnë që të flasin për kampanjën që ka filluar.

Në nenin 69 të kodit zgjedhor, thuhet se kampanja zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, dhe me kampanjën zgjedhore nënkuptohet organizimi I tubimeve publike, vendosja publike e pllakatve, video prezantimet në vende publike, paraqitje zgjedhore në media dhe internet portale, distribuimi I materialeve të shtypura, dhe paraqitje të kandidatëve të vërtetuar dhe plaftormave të tyre politike, që nënkupton se cdo veprim në kundërshtim me këtë nen paraqet shkelje të kodit zgjedhor.Për njohësit e rrethanave politike kjo sjellje e partive politke është se partitë kanë humbur besimin në mesin e votuesve.

Nga mënyra e sjelljes së partive politike në këto zgjedhje të prakohëshme parlamentare pritet një luftë e ashpër ku si duket nuk do të mungojë as gjuha e urrejtjes, etika dhe akuza me bazë dhe akuza e pabazë, vetëm e vetëm për të përfituar sa më shumë vota nga qytetarët./TV KOHA/

Të fundit