11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Partitë politike me qëndrime të ndryshme për modelin e ri zgjedhor

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot njoftoi se është i gatshëm që të zbatojë zgjedhje me lista të hapura.

VMRO-DPMNE dhe BDI s’duan të mbështesin nismën për një njësi zgjedhore, kurse LSDM mbështet një njësi zgjedhore.

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov thotë se nuk ka pasur takime ndërpartiake për modelin zgjedhor, për shkak se deri tani nuk kanë parë vullnet tek opozita.

Nga Aleanca për Shqiptarët njoftuan se janë për tetë njësi zgjedhore ndërsa nga Lëvizja Besa janë për tre njësi zgjedhore.

Ndryshe, në Maqedoni të Veriut më 12 prill do të mbahen zgjedhjet e parakohshme kuvendare ndërsa më 3 janar do të formohet Qeveria teknike.

Të fundit