27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Partitë politike në Maqedoni shpallin moratorium për aktivitet zgjedhore

Pas gjendjes së krijuar në vend në lidhje me virusin Covid 19, partitë politike kanë filluar të shpallin moratoriume të aktiviteteve publike.

Nga partia në pushtet BDI deklarojnë se kanë shpallur moratorium për të gjitha aktiviteteve tona zgjedhore.

“Shtabi Qendror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, pas konsultimeve telefonike të liderëve të partive më të mëdha në vend, shpall moratorium të të gjitha aktiviteteve partiake zgjedhore në lidhje me zgjedhjet parlamentare gjer më 22 mars 2020”, thonë nga BDI.

Nga subjekti politik Alternativa, njoftuan se janë në kontakt të drejtpërdrejtë me institucionet e shtetit dhe partitë politike dhe se nga sot kanë sjell vendim që të ndërpresin çfarëdo lloj tubimi publik.

Kryeministri Spasovski tha se është mirë që liderët polikë duhet të respektojnë rekomandimet e qeverisë.

“Shëndeti dhe jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, kështu që ne besojmë se mesazhin më të fortë për qytetarët në këtë moment duhet ta dërgojnë partitë politike, në mënyrë që të respektojnë rekomandimet dhe është mirë që të gjithë liderët politikë me të cilët fola sot në mëngjes, Zaev, Mickoski , Ahmeti, Sela, Gashi, Kasami pajtohen që moratoriumi duhet të qëndrojë deri më 22 Mars. Sigurisht, si do të zhvillohen ngjarjet, ne jemi këtu, të hapur për të gjithë të ulemi së bashku, dhe të vendosim se çfarë është në interesin më të mirë të qytetarëve”, deklaroi Oliver Spasovski.

Edhe nga VMRO-DPMNE thonë se do të ndërpresin aktivitetet politike.

“Konsultimet ishin që deri më 22 mars, të gjitha partitë politike do ti anulojnë, praktikisht të ndërpresin çdo aktivitet, që lidhet me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në kuptimin e grumbullimit të një mase më të madhe njerëzish, adresimin drejt një mase më të madhe njerëzish, qoftë brenda apo jashtë. Ajo që folëm në bisedat telefonike është nëse ka nevojë, edhe më herët do të mblidhemi në takim liderësh, dhe do të miratojmë një përfundim si do të funksiononim në të ardhmen”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Të fundit