26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Partitë premtuan zgjedhje korrekte dhe demokratike, fokusin do e vendosin në shëndetin e qytetarëve

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut fillon të mërkurën, më 24 qershor. Partitë kanë premtuar zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe njoftuan se do të përqendrohen në fushatë e cila do të jetë e sigurt për shëndetin e qytetarëve. LSDM-së doli me qëndrimin se nuk do të organizojë ngjarje të mëdha dhe mitingje. Opozitarja VMRO-DPMNE paralajmëron fushatë krejtësisht ndryshe nga ato të organizuara deri më tani. Fushatë pozitive e drejtë dhe demokratike u paralajmërua edhe nga BDI-ja.

LSDM-ja nuk do të mbajë tubime dhe të anulojë të gjitha tubimet kryesore. Sekretari i Përgjithshëm Lupço Nikollovski thotë se shëndeti i qytetarëve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e procesit zgjedhor duhet të mbrohet. Ai theksoi se ata do të përdorin të gjitha mundësitë e reja dhe mjetet moderne në dispozicion, siç janë media sociale, media tradicionale, bilbordet, një lloj tjetër i fushatës në internet dhe monitorojnë me kujdes krizën shëndetësore, do të dimensionojnë aktivitetet e kandidatëve të tyre që do të prezantohen para qytetarëve.

Në lidhje me fushatën, sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, dje bëri deklaratë, duke thënë se fushata që ata do të udhëheqin padyshim që do të jetë ndryshe nga ajo që kishin në të kaluarën.

Në kushte të pandemisë, nga BDI thonë se ata do të duhet të bëjnë fushatë, në mënyrë që të gjithë qytetarët në vend të përpiqen të mbrohen plotësisht gjatë fushatës dhe gjatë procesit zgjedhor në ditët e zgjedhjeve.

Përfaqësues të partive politike dhe koalicioneve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dje në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nënshkruan Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Thirrjet e KSHZ-së dhe nga përfaqësuesit e pjesëmarrësve në zgjedhje gjithashtu janë të drejtuara kah respektimi i masave për mbrojtje nga Kovid-19.

Përfaqësuesit e partive më të vogla kërkuan që partitë t’i kthejnë paratë për zgjedhjet dhe t’iu lejohet rritje minutash për përfaqësim të tyre në media.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkovski pas nënshkrimit të Kodit për zgjedhje korrekte dhe demokratike theksoi se zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 15 korrik 2020 do të realizohen në situatë jashtëzakonisht komplekse, para së gjithash për shkak të pandemisë nga Kovid-19. Paralajmëroi se në ditët në vijim do të përgatiten protokolle shëndetësore në bazë të së cilave KSHZ do të përgatisë udhëzime për votim.

Ai shpreson se të gjithë pjesëmarrësit do të marrin obligimin që t’i respektojnë protokollet për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, ndërsa qytetarëve iu bëj thirrje që të kenë besim në institucionet se ky proces do të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme që të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës.

Për ditën e zgjedhjeve, Derkovski beson se vendvotimet do të jenë në hapësirë të mjaftueshme që të mundet të votohet sigurt, do të jenë me dritare të cilat mund të jenë gjatë gjithë ditës të hapura për ajrosje të hapësirës dhe të sigurohet distancë brenda mes pjesëmarrësve në proces dhe të sigurohet rend. Hapësirat do të jenë në përdhes gjithkund, do të përdoren të gjitha sallat e sportit, do të përdoren korridoret në shkolla dhe kryesisht sepse pjesa më e madhe e vendvotimeve janë në shkollat që të mundet në vende të hapura që realizohet votimi.

Derkovski bëri të ditur se MPB sot e dorëzoi Listën Zgjedhore, e cila tani kalon në fazën e dytë të përgatitjes.

KSHZ paralajmëroi se do të sigurojë pajisje që mbledhjet e Komisionit të mund të ndiqen drejtpërdrejtë, ndërsa do të mundësohet edhe platformë përmes së cilës gazetarët do të mund të parashtrojnë pyetje.

Para ndërprerjes së veprimeve zgjedhore në mars, me dekret tw Qeverisë për ndalim të aktiviteteve zgjedhore, KSHZ i konfirmoi listat e 15 koalicioneve dhe partive me 1.598 kandidatë, ndërsa e përcaktoi edhe pamjen e fletëvotimit.

Me listat e tyre të kandidatëve në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore do të marrin pjesë BDI-ja, koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja dhe Besa, koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja “Ripërtëritje e Maqedonisë”, partia politike INTEGRA, “Asnjëherë e veriut, gjithnjë Maqedonia”, Demokratët, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, E majta dhe Partia punëtore dhe PDSH.

USD, UQD dhe Zëri për Maqedoninë nuk do të marrin pjesë në “gjashtën”, gjegjësisht dorëzuan lista vetëm për njësitë zgjedhore 1, 2, 3, 4 dhe 5. “Partia jote” ka dorëzuar lista të kandidatëve për njësitë zgjedhore 1,2 dhe 5.

Partitë dhe koalicionet që do të marrin pjesë në zgjedhje do të jenë në gjendje të paraqesin programet e tyre deri më 12 korrik në orën 00:00, kur, sipas orarit të përcaktuar të KSHZ-së, përfundon fushata zgjedhore.

Votimi në zgjedhjet parlamentare do të zgjasë tre ditë, ndërsa ditën e zgjedhjeve do të zgjatet me dy orë dhe do të zgjasë nga 19:00 deri në 21:00.

Më 13 korrik, do të votojnë personat që janë në karantinë shtëpiake për shkak testit pozitivë me Kovid-19 dhe personave të cilëve u është caktuar masë e vetizolimit me vendim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Më 14 korrik, do të votojnë të pamundurit dhe të sëmurët, si dhe të sëmurët kronikë dhe njerëzit e tjerë që, sipas Kodit Zgjedhor do të votojnë një ditë para zgjedhjeve.

Në ditën e zgjedhjeve, më 15 korrik, qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 të mëngjesit, dhe votimi do të zgjasë deri në ora 21:00 pasdite, dy orë më gjatë se zakonisht në zgjedhjet e mëparshme kur qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00. bs/fab

Të fundit