01/10/2022
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski nuk e pret Milloshoskin të mendohet, do t’i dekretojë vet ambasadorët e rinjë

 

Dëgjimi në Kuvend është hapi i fundit në procedurën për dërgimin e ambasadorëve jashtë vendit. Por kanë negcur Agron Buxhaku i cili duhet të shkojë në Kanada, Driton Kuçi në Norvegji, Evgenija Ilieva në Sllovaki dhe Metodija Belevski në Belgjikë, informon Zhurnal.

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski nuk do të lejojë që kryetari i komisionit kuvendor për politikë të jashtme Antonio Milloshoski edhe shumë gjatë të bllokojë dërgimin e tyre në vendet përkatëse nëse ai së shpejti nuk vazhdon seancën e komisonit. Nga kabineti i presidentit për Sloboden Peçat thonë se nëse Milloshoski vazhdon me bllokim, Pendarovki do të obligohet që me dekret t’i dërgojë ambasadorët, pa patur nevojë ata të prezantohen në Kuvend.

Ministri i jashtëm Bujar Osmani dërgoi letër te Milloshoski dhe kryetari i Kuvendit për urgjencë formale të komisionit që të vazhdojë seancën. Milloshoski injoron kërkesën e tij dhe nuk e komenton fare.

Pasi MPJ në Kuvend ka dërguar urgjencë, hapet mundësia që presidenti i shtetit me nënshkrim t’i emërojë ambasadorët e rinj, pa patur nevojë të presin Milloshoskin të caktojë seancë.

“Presidenti konsideron se edhe përskaj asaj që nuk bëhet fjalë për obligim ligjor, prezantimi i tezave të kandidatëve për shefë të përfaqësive diplomatike-konsulare para komisionit kuvendor për punë të jashtme është praktikë e mirë politike që ekziston në dy dekadat e fundit. Nëse në periudhën në vijim ka ende bllokadë, gjegjësisht nuk caktohen seancat e komisionit për punë të jashtme, ku ambasadorët e ardhshëm do të prezantojnë tezat e tyre para Kuvendit dhe para opinionit, presidenti do të jetë i obliguar të nënshkruajë dekret për dërgimin e ambasadorëve që kanë përmbushur kushtet ligjore për dërgim, pa prezantim në Kuvend”, thonë nga kabineti.

Më parë Pendarovksi këtë e bëri edhe për Ljubomir Frçkovskin i cili shkoi si ambasador në Kombet e Bashkuara./Zhurnal.mk

Të fundit