27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për një kohë të shkurtër vendim për hapjen e objekteve hotelerike dhe mbështetje të re nga shteti, paralajmëron Bekteshi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot paralajmëroi se Qeveria për një kohë të shkurtër me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të marrë vendim për hapjen e kafiterive dhe restoranteve, por se edhe për sektorin hotelerik do të vijojë edhe mbështetje e re nga shteti pasi do të hapen, ndërsa pritet propozime konkrete nga Oda Hotelerike Turistike.

“Për hapjen e kafiterive dhe restotanteve është formuar grup punues, njëkohësisht konsultohen odat ekonomike, ndërsa veçanërisht odat që e paraqesin sektorin hotelerik. Mendoj se Qeveria për një kohë të shkurtër sipas konkluzionit dhe rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të marrë vendim. Për momentin nuk mund të prejudikojmë se çfarë vendimi do të merret nga ana e Qeverisë apo megjithatë cili do të ishte rekomandimi i cili përpilohet në konsultim me odat ekonomike”, tha Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në të cilën publikoi se mbi 19.000 kompani deri më tani kanë aplikuar për masën për mbështetje financiare për pagesë të pagave.

I pyetur nëse do të ndërmerren masa për mbështetje të re për hotelierët sepse sipas hulumtimit të odave hotelerike turistike, 95 për qind e hotelierëve nuk janë të kënaqur nga masat, Bekteshi potencoi se nuk e di prej ku janë nxjerrë të dhënat e tilla sepse siç, thotë ai, ka interes të madh për masat qeveritare për ndihmë të kompanive.

“Gjithsesi se do të ndërmerren. Nuk e di prej nga janë nxjerrë këto të dhëna se 95 për qind nuk janë të kënaqur nga masat e Qeverisë. Tashmë i tash të dhënat, ka interes të madh për masat e Qeverisë. Në Fondin për Turizëm tashmë kemi draft përfundimtar për mbështetje të turizmit, hotelerisë dhe transportit si sektorë më të goditur për momentin. Oda Hotelerike është e informuar për të gjitha programet. Presim propozime konkrete edhe nga ana e tyre, ndërsa në mënyrë shtesë në këtë mundësuam veçanërisht për këta sektorë që përveç që të marrin pagë minimale, ta kombinojnë këtë masë dhe me subvencionimin e kontributeve”, tha Bekteshi.

Oda Hotelerike Turistike pranë Lidhjes së Odave Ekonomike dje publikoi rezultate nga hulumtimi për gjendjen me të cilën po përballen hotelierët në periudhën e kaluar nga fillimi i krizës shëndetësore – ekonomike, si dhe për masat të cilat po ndërmerren nga Qeverisë për zbutjen e pasojave bë këtë sektor.

Lidhur me atë nëse hotelierët janë të gatshëm të fillojnë me punë me gjysmën e kapaciteteve të disponueshme gjegjësisht sipas paralajmërimit me orar të shkurtuar të punës dhe hapësirë të kufizuar për punë, 59 për qind janë përgjigjur pozitivisht se janë të gatshëm, derisa 41 për qind se nuk janë të gatshëm për funksionim të pjesshëm

Lidhur me masat ekonomike, në pyetjen nëse janë të kënaqur nga masa e ofruar e Qeverisë të japë mbështetje, në lartësi prej 9.000 denarë apo pagë bruto prej 14.500 denarë, 95 për qind janë përgjigjur se nuk janë të kënaqur, ndërsa pesë se janë të kënaqur.

Njëherit 70 për qind e hotelierëve janë përgjigjur se presin mbështetje financiare shtesë nga ana e Qeverisë pas fillimit me punë, janë pjesë e rezultateve të hulumtimit. ar/

Të fundit