27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përgjatë autostradës Shkup-Gostivar, më shumë aktivitete për përmirësimin e infrastrukturës

(MIA) – Seksioni në Tetovë i Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtje dhe Mbrojtje të Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale (Makedonija Pat) po kryen zëvendësim të një pjese të rrethojës, si dhe po pastron vegjetacionin e madh dhe mbeturina përgjatë autostradës Shkup-Tetovë-Gostivar. Në pjeësn e cila është nën juridiksion të seksionit të Tetovës, nga Saraji deri në Zherovjan do të zëvendësohet ose riparohet teli i rrethojës 6.000 metra i gjatë.

“Deri tani kemi ndërruar tela nga rrethoja në përgjithësi prej 800 metrash. Puna për zëvendësimin ose riparimin do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, si dhe në verë derisa të instalohet pjesa tjetër. Pjesa më e madhe e rrethojës është shkatërruar ose dëmtuar për shkak të vjedhjes dhe veprimeve të pakujdesshme të individëve që shkaktuan dëme në rrethojë, si dhe aksidentet në komunikacion”, tha Dejan Jovanovski nga seksioni në Tetovë të ndërmarrjes publike.

Paralelisht me këto aktivitete, po pastrohen edhe vegjetacioni i madh dhe mbeturinat përgjatë autostradës.

“Më herët ishte pastruar vegjetacioni i madh në pjesën Zhelinë-Tetovë, dhe tani drejt Gostivarit. Po punohet edhe në mbledhjen e mbeturinave. Fatkeqësisht, ka mbeturina përsëri brenda disa ditësh, sepse njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm dhe hedhin mbeturina nga automjetet e tyre”, deklaroi Jovanovski.

Gjatë vitit, sektori i kësaj ndërmarrje publike në Tetovë gjithashtu do të marrë pjesë në aktivitete rindërtimi. Do të punohet në rrugët rajonale R1206 përmes Bogovinjës, R2234 rruga Jagunovce-Radushë, tek Orashje dhe R1203 Tetovë-Jazhincë, përkatësisht në rrugën e stadiumit të qytetit – Poroj në gjatësi prej 1.300 metrave. bs/

Të fundit