26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përkohësisht hiqen normat doganore për qumështin dhe ajkën

Qeveria dje mori vendim për heqjen e përkohshme (deri në datën 31.12.2022), për tarifën doganore prej 20 për qind për qumështin dhe ajkën, të pa koncentruar dhe pa sheqer të shtuar apo ëmbëlsues të tjerë me përmbajtje yndyre në masë që kalon 21 për qind. Por tarifa doganore nuk është hequr për qumështin dhe ajkën, me më shumë se 45 për qind dhe prej 15 për qind jo të koncentruar dhe pa sheqer të shtuar me një përmbajtje yndyre në masë që kalon 10 për qind, por jo më shumë se 45 për qind në paketim, masa neto e të cilave nuk i kalon 2.5 kg.

Nga Qeveria kanë njoftuar se importi i këtyre markave tarifore nga vendet e CEFTA-s është pa doganë, ndërsa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian bëhet me normë doganore prej pesë për qind. Vendimi është marrë me qëllim të ulen çmimet e larta të qumështit.koha.mk

Të fundit