27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përplasje LVV – LDK në Kuvendin Komunal të Podujevës, asamblisti Rrahmani i hedh ujë drejtorit të Arsimit

Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Podujevës ka ndodhur një “përplasje” ndërmjet drejtorit të Arsimit të kësaj komune, Avni Fetahu dhe asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmani.

Drejtori i Arsimit, duke folur për përzgjedhjen e tij në kohën sa ishte kandidat për asamble i është drejtuar Rrahmanit duke i thënë “ke qenë i kërcënuar prej familjarëve tuaj që nëse nuk më shtini në listë të kandidatëve te LDK-ja unë shkova në Vetëvendosje. Unë jam kanë prezent aty, nuk ke çka me më shit kësi sene mua”.

Pas kësaj, asamblisti Ekrem Rrahmani ka shkuar në drejtim të tij, duke i hedhur ujë drejtorit të Arsimit.

Kryesuesi i Kuvendit më pas kërkoi nga asamblisti i LDK-së që ta lëshoj sallën, ndërsa më pas edhe asamblistja e LVV-së kërkoi që të ndërpritet seanca. /Telegrafi/

Të fundit