27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Popovska: Javën e ardhshme do të dihet nëse do të ketë ndryshime të Ligjit për menaxhim me mbeturina

Deputetja Liljana Popovska nga RDM-ja sot deklaroi se javën e ardhshme do të ketë informacione nëse ndryshimet e Ligjit për menaxhim me mbeturina do të miratohen apo jo. Deri atëherë institucionet duhet të përgjigjen nëse miratimi i këtyre ndryshimeve do të ndikojë në eksportin e Maqedonisë së Veriut në lloj tjetër të mbeturinave në vendet e tjera të BE-së.

Popovska thotë se ne nuk jemi anëtare e BE-së dhe nuk kemi marrëdhënie të detyrueshme. Deputetja pohon se “nga institucionet ka personalisht të interesuar për pjesëmarrje në këtë biznes” dhe se kjo fushë institucionet kanë shumë punë të kontrollojnë çfarë dhe si bëhet. Nevojitet. thotë ajo, kontroll i ashpër, por edhe rishikim të të gjithë sistemit.(MIA)

Të fundit