26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Procesi gjyqësor për rastin “Tenderët” shtyhet deri në emërimin e gjykatësit të ri

Debati kryesor për lëndën “Tenderët”, i caktuar për sot, shtyhet deri në emërimin e gjykatësit të ri porotë, informojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

“Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin punën e gjykatës, e informojmë publikun se pas njoftimit të marrë nga Këshilli Gjyqësor për shkarkimin e gjykatësit të porotës, debati kryesor për lëndën e prokurorisë të emëruar si ‘Tenderët’, i caktuar për sot, shtyhet deri në emërimin e gjykatësit të ri të porotës. Për terminët e reja për vazhdimin e debatit kryesor, publiku dhe palët do të njoftohen me kohë”, informojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme të 378-të solli vendim për shkarkimin e dy gjykatësve të porotës nga Gjykata Themelore Penale në Shkup: Mitko Sandev dhe Zenel Elezi, për shkak se kanë mbushur nga 60 vjet.

Të fundit