04/12/2022
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria kërkon vazhdim të paraburgimit të Janevës

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka dorëzuar kërkesë për vazhdim të paraburgimit të ish prokurores speciale publike Katica Janeva,  nga PPRMV-së.
Paraburgimi 30 ditësh i Janevës, e cila dyshohet për rastin “Reket” skadon të premten.

Avokatja e saj Irena Fërçkovska, sërish, dje te Gjykata dorëzoi kërkesë për heqjen e masës së paraburgimit të ish prokurores speciale.

“Kanë rënë bazat për përcaktim të masës së paraburgimit dhe qëllimi mund të arrihet edhe me masë tjetër, nuk duhet të shkohet me masën më të ashpër sipas ligjit. Konsiderojmë se bazat kanë rënë me vetë shkarkimin e saj nga PSP dhe PTHP Gjevgjeli. Tërë kjo është cituar në propozimin dhe do të shohim se ç’farë vendimi do të sjellë Gjykata”; deklaroi Fërçkovska.

Ajo potencoi se kërkojnë që Janeva të mbrohet në liri, për çka kanë propozuar edhe masa tjera për sigurim, si dhe garancion në pronë të patundshme.

Masa e tanishme e paraburgimit Katica Janevës i ishte caktuar sipas tre bazave – rrezik nga arratisja, ndikim ndaj dëshmitarëve dhe përsëritje të veprës.

Të fundit