27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pronarët e dyqaneve dhe butiqeve kërkojnë pagat bruto të punonjësve të jenë në kurriz të shtetit

Ndërmarrjet e vogla në sektorin e shërbimeve, kryesisht dyqanet dhe butiqet, kërkojnë nga qeveria që pagat bruto për punonjësit të jenë në kurriz të shtetit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

“Duke i ndjekur rekomandimet e Qeverisë me situatën e sapo shfaqur në lidhje me koronavirusin dhe masat për kujdes dhe kufizimin e kohës për lëvizje, ne si ndërmarrje mikro në sektorin privat të shërbimeve (dyqanet dhe butiqet), prej të cilëve një pjesë e madhe e qiramarrësve të objekteve të biznesit për momentin nuk kanë asnjë të ardhur. Ne kërkojmë që pagat bruto, përderisa zgjasin masat nga ana e qeverisë, të jenë në kurriz të shtetit (mars, prill, maj)”, thonë përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të vogla, respektivisht sektorin e shërbimeve.

Përveç kësaj, ata theksojnë, kërkojmë të ngrihen këstet për kredi në bankat tregtare si dhe pagesa e faturave të energjisë elektrike, ujit, … shteti të subvencionojë mjetë të pakthyeshme (në varësi të numrit të të punësuarve) nga 3,000 deri në 10,000 euro dhe moratorium në tremujorin e parë të vitit 2020 për akontacion të TVSH-së.

“Ne kërkojmë që të gjitha këto masa të jenë të vlefshme derisa të ndërpritet vlefshmëria e masave të propozuara nga Qeveria. Ne gjithashtu po u bëjmë thirrje pronarëve të objekteve të bizneseve (qiradhënësit) ta tregojnë humanitetin në atë periudhë, të ngrinë mëditjet, deri në përfundimin e masave të qeverisë, gjegjësisht deri në stabilizimin e situatës, ose deri në marrjen e masave qeveritare në të cilat edhe ato gjithashtu do të jenë të kompensuar”, theksojnë nga sektori i shërbimeve i Ndërmarrjeve të vogla

Shpresojmë, shtojnë ata, se do të gjejmë mirëkuptim edhe nga qeveria, ministritë e Financave dhe Ekonomisë, si dhe nga qiradhënësit, siç thonë ata, “për ta kapërcyer bashkërisht këtë krizë që paralajmëron një kolaps të plotë të sektorit privat”. ls/fab

Të fundit