14/08/2022
19.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pushimi i lindjes do të vazhdohet deri më 31 korrik

Pushimi i lindjes do të vazhdohet deri më 31 korrik, ndërsa skriningu i kopshteve ende po zgjatë, por do të përfundojë për një kohë të shkurtër, paralajmëroi sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Drejtori i Qendrës për shëndet publik, Arben Ziberi deklaroi se sa i përket Shkupit, skriningu i të punësuarve në kopshte pas pauzës prej tri ditëve, ka vazhduar sot.

“Për shkak të rritjes së rasteve me Kovid-19 më shumë jemi të përkushtuar në rastet të cilat ishin më urgjente dhe personat me sëmundje kronike dhe zbulim më të shpejtë të rezultateve të tyre të cila në fund rezultuan pozitivë”, tha Ziberi.

Do të testohen rreth 2.000 persona të punësuar në kopshte, ndërsa deri më tani janë testuar 1.667, si dhe 545 të punësuar në shtëpitë e pleqve. fb/

Të fundit