27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

QEVERIA PLANIFIKON “POLICË TË MËHALLËS” DHE MBIKËQYRJE DIGJITALE TË TARGAVE

Koncept i ri i sigurisë në komunikacion “Qytete të sigurta” (Safe City), veçanërisht në qendrat urbane, finalizim i konceptit “Polic i mëhallës”, modernizim i vendkalimeve kufitare me instalimin e lexuesve digjitalë të targave, forcim të sistemit për mbikëqyrje të vijës kufitare me rritjen e numrit të kamerave celulare, janë një pjesë e Programit për punë të Qeverisë në periudhën 2020-2024, të përfshirë në pjesën “Rend dhe drejtësi”.

Fokusi do të vihet edhe në riformatimin e sistemit dhe rregullave në mbikëqyrjen inspektuese.

Programi qeveritar

Një zëvendëskryeministër do t’i koordinojë të gjitha inspektimet. Për një vit thuajse do të përgjysmojmë numrin e inspektorateve, ndërsa do të dyfishojnë numrin e inspektorëve për mjedis jetësor dhe inspektim të tregut

Qeveria, siç është paralajmëruar, do të vendosë polici komunale nën kompetenca të pushtetit lokal.

Koncepti i ri “Qytete të sigurta” nënkupton edhe rregullimin e qartë dhe rigoroz të shpejtësive në vendbanimet, vendosje të sistemit të kamerave për kontrollin e respektimin e rregullave dhe shpejtësive, automatizim të plotë të procesit të gjobave dhe ndërlidhje të gjobave për regjistrimin e automobilit. Enis Murtezi /SHENJA/

 

Të fundit