Qytetarët këtë muaj do të marrin kthimin e TVSH-së prej 5,4 milionë euro për tremujorin e dytë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Qytetarët këtë muaj do të marrin kthimin e TVSH-së prej 5,4 milionë euro për tremujorin e dytë

Qytetarët të cilët skanojnë llogari fiskale nga fillimi i muajit do t’i marrin mjetet e kthimit për tremujorin e dytë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në përfundim me 30 qershorin e këtij viti janë skanuar gjithsej 41.650.814 llogari fiskale, është bërë qarkullim prej 21.414.380.426 denarë, ndërsa kthimi i përgjithshëm arrin 334.556.243 denarë gjegjësisht 5.440.000 euro. Gjatë këtij tremujori qytetarët do të marrin kthim të 15 për qindëshin nga qarkullimi i bërë në llogaritë fiskale. Gjatë tremujorit aktual, sipas ndryshimeve që i bëri Qeveria, do të bëhet kthimi i 20 për qind të TVSH-së për prodhimeve dhe shërbime vendore dhe 10 për qind për të huajt.

Sipas të dhënave të DAP, në prill, maj dhe qershor të këtij vitit janë regjistruar 24.974 shfrytëzues të ri në aplikacionin TVSH Ime.

Drejtoria e të Ardhurave Publike apelon qytetarët t’i azhurnojnë të dhënat në aplikacion me të cilat mundësohet pagesa e rregullt e kthimit.

Related posts

Seancë e Qeverisë

Televizioni Koha

Oksford: Vlerësimi i vaksinës kundër Kovid-19 deri në fund të vitit

Televizioni Koha

Teuta Arifi : Të jemi të kujdesshëm!Ditëve të fundit kemi rritje të numrit të të infektuarve me Coronavirus në Tetovë

Televizioni Koha

Leave a Comment