29/06/2022
28.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rama godet VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin: Opozitë e marrë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi dje opozitën maqedonase, pasi edhe një herë tërhoqi vëmendjen me ironinë e tij të famshme që e tha kur po fotografohej me kryetarin e Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Rama iu drejtua atyre me fjalët “Përshëndetje nga Maqedonia Lindore”, përcjell INA.

Më vonë, në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Rama tha se shpresonte që shakaja e tij e fundit të mos kuptohej si ajo e mëparshme, kur prezantoi kryeministrin maqedonas Dimitar Kovacevski te kancelarit gjerman Olaf Scholz në Selanik si “kryeministër i ardhshëm i Bullgarisë Perëndimore”.

“Shpresoj se nuk do të ndodhë si me opozitën budallaqe maqedonase, OK… e cila e kuptoi si fyerje atë që thashë për Bullgarinë Perëndimore. U shkurtua edhe video, sepse thashë kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë Perëndimore dhe më pas: Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë Lindore. sepse duan që ky vend të bëjë çdo përpjekje. Ata ndryshuan emrin. Por kjo u tha si diçka jo shumë e këndshme për Bullgarinë dhe BE-në dhe jo për Maqedoninë e Veriut. Por kur je opozitë budallaqe, atëherë je i dënuar të mbetesh në opozitë! Pra, janë mirë atje dhe ndoshta do të vijnë në vete me kohë”, tha kryeministri shqiptar.

Të fundit