26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Raste të reja të të sëmurëve nga koronavirusi, mbyllen aeroporti në Shkup dhe vendkalimet kufitare

Tek pesë persona (katër nga Dibra dhe një grua 54 vjeçare nga Shkupi) është konfirmuar prania e koronavirusit, ndërsa edhe dy persona të tjerë janë diagnostikuar në laboratorin e Klinikës “Zhan Mitrev” dhe ato në mënyrë plotësuese duhet të konfirmohen gjatë ditës së nesërme në laboratorinë në Institutin për shëndet publik.

Me këto pesë persona numri i tërësishëm i të sëmurëve nga koronavirusi për momentin në shtet arrin 23, prej të cilëve 22 janë nga Dibra, ndërsa një paciente nga Shkupi. Prej 23 të sëmurëve, 14 janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektuese dhe gjendje febrile, ndërsa katër shërohen në Dibër. Mbi dyqind njerëz janë në izolim shtëpiak. Më 26 shkurt në Shkup ishte diagnostifikuar rasti i parë me koronavirus në shtet, një grua 50 vjeçare nga Shkupi, e cila dje në gjendje të mirë klinike është lëshuar për shërim shtëpiak.

Ministria e Shëndetësisë dje solli urdhër për zbatimin e vetëizolimit të obligueshëm për çdo shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili hyn në shtet në vendkalimet kufitare dhe që udhëton nga vendet me rrezik të lartë ose të mesëm me Listën e OBSH-së.

“Mosrespektimi i këtij urdhri dhe moszbatimi i vetëizolimit të obligueshëm, tërheq përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Në listën të cilën Ministria e Shëndetësisë përfundimisht me ditën e pardjeshme e publikoi në ueb faqen e saj të vendeve me nivel të lartë të rrezikut të cilat janë Kina, Italia, Irani, Koreja Jugore, Spanja, Franca, Gjermania, SHBA, Zvicra dhe Britania e Madhe. Vendet me rrezik të mesëm janë Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Austria, Japonia, Belgjika, Katari, Australia, Kanadaja, Malejzia, Greqia, Çekia, Singapori, Bahrein, Filnanda, Izraeli, Sllovenia, Islanda, Irlanda, Rumania, Brazili, Indonezia, Kuvajti, Portugalia, Polonia, Filipinet, India, Arabia Saudite, Egjipti, Iraku, Libani, San Marino, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, Tajlanda, Kili dhe Vietnami. Maqedonia e Veriut është mes vendeve me rrezik të ulët.

Masat për mbrojtje nga koronavirusi të cilat janë sjellur duhet të respektohen, në të kundërtën vijojnë dënime sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, mbrëmë ka apeluar që qytetarët të përmbahen nga udhëtimet jashtë vendit.

Qeveria sërish vendosi që të mbyllen të gjitha vendkalimet kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për kalim të shtetasve të huaj, udhëtarë dhe automjete, përveç për hyrje dhe transit të automjeteve transportuese për përfaqësuesit e korit diplomatik në vend, si dhe për persona tjerë për të cilët MPB-ja do të japë leje pas mendimit paraprak nga Shtabi kryesor koordinues i krizës, i cili do të konfirmojë se ekziston interes i veçantë shtetëror apo ekonomik. Mbyllet edhe aeroporti ndërkombëtar në Shkup, vendkalimi kufitar, përveç për fluturime shtetërore, ushtarake, kargo dhe mjekësore humanitare dhe fluturime të zbrazëta pas skadimit të 48 orëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe solli urdhër për masa të mobilizimit, organizimit dhe sistemimit të punës dhe orarit të punës së institucioneve shëndetësore.

Presidenti Stevo Pendarovski pas seancës së mbrëmshme të Këshillit të Sigurisë tha se nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme ose të krizës për momentin dhe se Qeveria mund të sjellë masa shtesë.

Potencoi se kemi mjaft energjensa në këtë moment për të paktën katër muaj për funksionim normal të shtetit. “Vlerësimin që e nxora është në bazë të dokumentacionit të shkruar dhe dokumentit të cilin e kam në Zyrën për rezerva të mallrave. Ato kanë qëndruar pas asaj se ne kemi në këtë moment rezerva të mjaftueshme në atë pjesë”, tha Pendarovski.

Klinika për Psikiatri prej sot në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 16:00 vendos mbështetje psikologjike për qytetarët dhe grupet e rrezikuara të pacientëve të cilëve u nevojitet ndihmë e tillë. Mbështetja psikologjike e prindërve të fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore do të jetë e arritshme në numrin e telefonit 072 912 676, për personat e rritur në vetëizolim në telefonin 072 919 009, ndërsa për qytetarët e komunës së Dibrës dhe Qendër Zhupë, në bashkëpunim me Spitalin e përgjithshëm të Dibrës në numrin 070 241 807.

Nga Klinika e Psiakiatrisë theksojnë se pacientët me termin në “TerminiIm” për këshillim psikologjik dhe psikoterapi në terminin e caktuar do të kontaktohen nga ana e psikologut dhe do të bisedojnë në telefon, me mundësi për video-lidhje në ndonjë rrjet të internetit (sipas marrëveshjes). Mbështja psikologjike e pacientëve të hospitalizuar për shkak të koronavirusit do të sigurohet në bashkëpunim me Klinikën për sëmundje infektuese dhe gjendje febrile.

Qytetarëve u mbetet t’i respektojnë rekomandimet dhe masat për parandalim nga koronavirusi, sipas të cilave, duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë pa ndonjë nevojë të veçantë, të mbajnë higjienë personale dhe shpesh t’i lajnë duart, të përdorin mjete për dezinfektim, t’u shmangen tubimeve në grupe dhe të mos blejnë sasi të mëdha ushqimore. sa/

Të fundit