Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Redev: E mbështesim Maqedoninë e Veriut, por jo pa kushte - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Redev: E mbështesim Maqedoninë e Veriut, por jo pa kushte

Detyra jonë është që ta mbështesim Maqedoninë e Veriut, por jo pa kushte dhe pa rezervë, theksoi presidenti bullgar Rumen Radev në takimin me ambasadorët dhe përfaqësuesit e përhershëm të Bullgarisë jashtë vendit në Sofje.

Radev, siç transmetojnë mediat bullgare, ka thënë se marrëdhëniet dypalëshe zhvillohen mirë dhe se tejkalohen konfliktet e bllokuara dhe konfrontimet nga e kaluara.

“Marrëveshja e nënshkruar për fqinjësi të mirë praktikisht e hapi derën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së. Bullgaria duhet të jetë dhe është shteti që më tepër e mbështet Maqedoninë e Veriut, ky është detyrimi ynë ndaj vëllezërve tanë atje, por është e qartë se mbështetja nuk është e pakushtëzuar dhe pa rezervë. Duhet të jemi të sinqertë se qartë t’i vendosim linjat e kuqe”, thotë Radev.

Sipas tij, nëse pala e Maqedonisë angazhohet për BE-në të ndërtojë marrëdhënie të mira .

“Ka punë lidhur me librat shkollorë, librat, mediat, botuesit dhe televizionet që të pastrohet gjithë ajo që na largon njëri nga tjetri. Emocionet personale na ndihmojnë për atë. Nevojitet angazhim më i madh i institucioneve”, theksoi Radev.

Rumen Radev paralajmëroi se presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në shtator me siguri do ta vizitojë Bullgarinë që do të jetë mundësi për përforcim shtesë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. mb/

Related posts

Vaksinat në RMV: Jo këtë të premte, të mërkurën tjetër

Televizioni Koha

Filipçe: Pacientët e lënduar të premten do të transportohen në Shkup

Televizioni Koha

Hashim Thaçi sot do të paraqitet para prokurorisë speciale për Kosovën në Hagë

Televizioni Koha

Leave a Comment