27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjistrohen 102 raste të reja , pesë të vdekur dhe 99 të shëruar kurse Tetova dy raste të reja

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 102 raste të reja me Kovid-19 nga gjithsej nga 1356 testet e bëra, pesë persona kanë vdekur, ndërsa 99 janë shëruar, informon Ministria e Shëndetësisë. Nga të infektuarit e rinj 39 janë nga Shkupi, 13, nga Shtipi, 11 nga Kumanova, tetë nga Gostivari, gjashtë nga Manastiri, katër nga Kërçova, nga tre nga Prilepi, Ohri, Kavadari dhe Sveti Nikolla, nga dy nga Tetova dhe Struga, si dhe nga një të infektuar nga Radovishi, Koçani, Demir Hisari, Makedonski Brodi dhe Vinica.

Kanë vdekur pesë persona, një pacient nga Shkupi (70), një pacient nga Kërçova (72), një pacient nga Kumanova (64), një pacient nga Prilepi (48) dhe një pacient nga Shtipi (76). Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 99 pacientë të shëruar nga: Shkupi-49, Shtipi-2, Tetova-10, Struga-17, Ohri-15, Gostivari-2, Strumica-1, Koçani-1 dhe Resnja-1.

Numri i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 10.213, numri i pacientëve të shëruar është 5663, i të vdekurve është 471, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 4181. Për momentin shpërndarja nëpër qytete është kjo:

Shkup 4.699, aktivë 1.865
Kumanovë 1002, aktivë 294
Dibër 192, aktivë 124
Shtip 774, aktivë 419
Prilep 327, aktivë 55
Tetovë 1000, aktivë 270
Strugë 418, aktivë 191
Veles 212, aktivë 20
Manastir 122, aktivë 65
Ohër 265, aktivë 99
Kavadar 51, aktivë 34
Gostivar 393, aktivë 240
Gjevgjeli 22, aktivë 11 (7 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 3 të Bogdancit)
Strumicë 35, aktivë 23
Kriva Pallankë 22, aktivë 8
Radovish 29, aktivë 24
Krushevë 15, aktivë 9
Koçan 96, aktivë 23
Probishtip 48, aktivë 29
Demir Hisar 25, aktivë 23
Makedonski Brod 16, aktivë 12
Pehçevë 6, aktivë 0
Berovë 4, aktivë 1
Vallandovë 6, aktivë 0
Vinicë 8, aktivë 3
Dellçevë 5, aktivë 4 (*4 persona nga NJR Negotinë janë nga Makedonska Kamenica)
Kratovë 13, aktivë 8
Sveti Nikollë 220, aktivë 192
Kërçovë 124, aktivë 92
Resnjë 143, aktivë 39
Negotinë 23, aktivë 3 (*10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
Testet e bëra – 1.356 janë përmes: ISHP-416, QSHP Shkup-36, Avicena-112, Biotek-116, ASHAM-187, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)-274, Sistina me PCR metodë-139, Mjekësi Ligjore-13, QSHP Manastir-47, Klinika infektive-4, KGJO-12. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 97.550 testime në Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar nëntë pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 87. Në aparat me oksigjen janë 40 pacientë, nuk ka pacientë në aparat respiratorë.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 12 pacientë të moshës madhore pozitivë në Kovid-19, katër fëmijë pozitivë, dhe dy pacientë të dyshimtë për praninë e virusit.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 12 pacientë të rinj, gjithsej të hospitalizuar janë 106 pacientë. Në aparat respirator janë pesë pacientë.

Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 38, ndërsa në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 49 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 130 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive në komunat në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen sipas komunave në Shkup)

Çair – 262
Aerodrom – 205
Butel – 128
Gazi Babë – 193
Qendër – 150
Karposh – 165
Saraj – 105
Kisella Vodë – 179
Gjorçe Petrov – 129
Studeniçan – 92
Shuto Orizarë – 125
Haraçinë – 36
Ilinden – 25
Petrovec – 19
Çuçer Sandevë – 12
Sopishtë – 21
Zelenikovë – 8
Të huaj – 8
Të papërcaktuar – 2. ar/

Të fundit