26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjistrohen 13 viktima dhe 14 raste të reja me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.489 teste të kryera janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 10 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 103 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.071 raste, prej të cilëve 147.043 janë shëruar, kurse 5.342 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 2.686 raste aktive me virusin korona.

 

Të fundit