27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjistrohen dridhje tërmeti në territorin e Maqedonisë së Veriut

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar tre tërmete në territorin e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Instituti Sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyrorë në Shkup, transmeton Alsat. Epiqendra e dridhjeve të tërmetit ka qenë 65 kilometra në jugperëndim të Shkupit, afër Mavrovës. Dy dridhjet e para ishin me fuqi prej 3.2 shkallëve sipas Rihterit, ndërsa e treta kishte një intensitet prej 2.4 shkallëve sipas Rihterit.

“Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, që kontrollohet nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrore dhe Matematikore në Shkup, regjistroi tre tërmete herët në mëngjes, në ora 03:52 , 04: 59 minuta 06:15 minuta, nga zona e epiqendrës Tetovë-Gostivar”, njoftojnë nga Instituti Sizmologjik.

Tërmeti është ndjerë në qytetin e Kërçovës, Gostivar dhe në Mavrovë.

Të fundit