26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rekomandime për izolimin e duhur shtëpiak

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në profilin e tij në Fejsbuk i publikoi rekomandimet për atë se si duhet të veprohet në rast të izolimit të duhur në shtëpi.

Sipas rekomandimeve, nëse keni mundësi të punoni nga shtëpia, veçohuni në hapësira të ndryshme nga të tjerët, qëndroni në distancë të sigurt nga të tjerët një deri në dy metra, rregullisht ajrosni hapësirat, qëndroni në shtëpi përveç në rast emergjence, në lidhje me ngrënien e rregullt personi i izoluar të vazhdojë me mënyrën e zakonshme të të ushqyerit, shmangni përdorimin e gjësendeve shtëpiake siç janë peshqirët e dorës, çarçafët, gotat, nëse porosisni produkte përmes dorëzimit shmangni kontaktin me furnizuesin, pastroni sipërfaqet në shtëpi që i përdorni më shumë, ndiqni rekomandimet për parandalim nga institutet shëndetësore, vetëvlerësoni shëndetin tuaj duke e matur temperaturën e trupit tuaj disa herë në ditë, lani duart shpesh me sapun dhe përdorni dezinfektues për duar që përmban alkool.

Nëse ndjeni simptoma të ngjashme me gripin lajmërohuni në Qendrat për Shëndet Publik. ls/

#Mbrohu #QëndronëShtëpi

Të fundit