26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Remenski vjen në Prokurori për rastin “Reket”

Deputetja Frosina Remenski sot në mëngjes erdhi në Prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion që të japë deklaratë lidhur me rastin “Reket”.

Pas zbardhjes së aferës “Reket”, Remenski u përmend si kryetare nderi e Aleancës Ndërkombëtare të Bojan Jovanovski – Boki 13.

Deklaratë për rastin “Reket” në Prokurori, paraprakisht gjatë kësaj jave dhanë edhe moderatorja Lila Filipovska dhe biznesmenët Siljan Micevski dhe Ardian Amzoski.

Micevski para Prokurorisë deklaroi se ka transferuar para në llogari të Lidhjes ndërkombëtare dhe jo në llogari të Liljana Todorovskas. Bëhet fjalë për 720 mijë euro të cilat, siç tha, do të kërkojë t’i kthehen.

Moderatorja, Lila Filipovska pasi doli nga Prokuroria nuk deshi të japë deklaratë për mediat. Ekipeve të gazetarëve u dërgoi puthje me fjalët “tung shoqëri”.

Amzoski në llogarinë e Alrancës Ndërkombëtare të Boki 13 i ka paguar 260.000 euro për partneritet strategjik dhe bashkëpunim afarist.

Lidhur me rastin “Reket” të dyshuar dhe në paraburgim janë Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Milevski – Kiçeec dhe Prokurorja publike speciale, Katica Janeva. .

Të fundit